Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

E publikuar: 05/05/2020 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spanja identifikoi sot një numër të madh personeli shëndetësor midis rasteve të reja të koronavirusit të ri të regjistruara në 24 orët e fundit, një prirje e vërejtur prej disa ditësh, në një vend ku epidemia vazhdon të ngadalësohet ndjeshëm, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, një nga më të prekurit nga pandemia, ku numri i të vdekurve arrin në 25 613.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara nga testi PCR dhe testet e antitrupave tejkaluan 250 000 persona sot, duke përfshirë 18 % të personelit shëndetësor (43 956).

“Në dy spitale në rajonin e Madridit dhe Katalonjës, më të prekurit, afro 11% e personelit është infektuar që nga fillimi i epidemisë”, tha drejtori i Qendrës për Emergjencat Shëndetësore, Dr. Fernando Simon.

Epidemia vazhdon ngadalësimin e saj në Spanjë, ku raporti i publikuar sot raportoi 185 vdekje në 24 orët e fundit, një shifër nën 200 për të tretën ditë radhazi dhe shumë larg nga 950 vdekjet ditore të regjistruara më 2 prill në kulmin e epidemisë.