Microsoft zbulon se disa llogari në Outlook janë aksesuar prej muajsh nga hakerët

E publikuar: 13/04/2019 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka filluar të njoftojë disa përdorues të Outlook.com se një haker ka aksesuar llogaritë e tyre për muaj me radhë.

Gjigandi i softuerit zbuloi se kredencialet e një agjenti suporti u kompromentuan nga shërbimi i e-mail-it duke lejuar akses të paautorizuar në disa llogari gjatë periudhës 1 Janar – 28 Mars 2019.

Microsoft thotë se hakerët mund të kenë parë e-mailet, emrat e folderave, dhe subjektet e e-maileve por jo përmbajtjen dhe bashkëngjitjet.

Nuk dihet sesa përdorues janë prekur apo kush është përfshirë në këtë skandal. Kompania thotë se hakerët nuk kanë arritur të vjedhin kredencialet e kyçjes apo informacione të tjera personale por Microsoft rekomandon përdoruesit e prekur të ndryshojnë fjalëkalimet.

Incidenti i sigurisë vjen javë pasi një hulumtues sigurie u shpal fajtor për hakimin e serverëve të Microsoft dhe Nintendo. Serverët e zhvillimit të Microsoft u hakuan për disa javë në Janar të 2017-ës dhe hakerët kishin akses në versionet e pa lançuara të Windows.

Microsoft konfirmoi hakimi por kompania nuk zbulon llogaritë që janë prekur. “Kemi adresuar këtë skemë e cila prekte disa llogari konsumatore duke çaktivizuar kredencialet e kompromentuara dhe bllokuar aksesin e palëve të huaja,” shprehej një zëdhënës i Microsoft.

Gjithashtu kompania kërkoi falje për këtë incident dhe problemet që mund të ketë shkaktuar. /PCWorld Albanian