Microsoft tregon se cilat informata tona ruhen në sistemin operativ të Windows 10

E publikuar: 10/04/2017 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me Windows 10 Creators Update, Microsoft për herë të parë ka publikuar informacionin mbi atë se cilat nga të dhenat e konsumatorit mblidhen nga secili sistem operativ.

“Për herë të parë kemi publikuar një listë të plotë të të dhënave diagnostikuese”, tha shefi i pajisjeve dhe sistemit Windows, Terry Myerson.

“Ne mbledhim ‘ngjarje’ individuale (events), e ato pastaj organizohen në fusha diagnostifikuese. Gjithashtu, ne bëjmë një rishikim të detajuar të të dhënave që ne mbledhim nga përdoruesit, të cilat ofrojnë diagnostifikimin themelor dhe gjithëpërfshirës”.

Microsoft, pra, jep të dhëna të plota për mbledhjen e të dhënave primare, por ende nuk janë publikuar të dhënat e mbledhura nga ata që lejojnë telemetrinë e plotë.

Myerson ka thënë se Microsoft është i angazhuar për transparencë dhe privatësi të përdoruesve dhe pretendon se kompania vazhdon të vlerësojë llojin e të dhënave që duhet të mblidhen.