Microsoft thotë se hakerët pas sulmit të Outlook.com kanë aksesuar edhe e-mailet

E publikuar: 15/04/2019 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft pranoi se sulmi i hakerëve ndaj Outlook.com ka qenë më i rëndë sesa kishte menduar fillimisht.

Prodhuesi i softuerit filloi të lajmëronte disa përdorues të Outlook.com mbrëmjen e së Premtes së kaluar se një haker kishte arritur të aksesonte adresat e e-mail-it, emrat e folderave dhe subjektet por në një lajmërim tjetër Microsoft tha se mund edhe të ketë lexuar përmbajtjet e e-maileve.

6% e llogarive të prekura u njoftuan se sulmi mund të ketë qenë më problematik për ta. Microsoft zbuloi se kredencialet e një agjenti suporti ishin vjedhur duke i dhënë hakerëve akses të paautorizuar mes periudhës 1 Janar dhe 28 Mars 2019.

Motherboard thotë se hakerët kanë arritur të aksesojnë disa llogari për gjashtë muaj me radhës dhe i kanë përdorur për të resetuar fjalëkalimet e llogarive të iCloud lidhur me iPhone të vjedhur.

Por Microsoft mohon këto raportime duke thënë se janë të pasakta duke i qëndruar afateve të dhëna më parë. Gjigandi i Windows refuzon të japë informacion sesa llogari janë prekur. /PCWorld Albanian