Microsoft Surface Book 2 15-inç në shitje në 17 tregje të reja

E publikuar: 30/01/2018 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft prezantoi për herë të parë modelet 13-inç dhe 15-inç të Surface Book 2 në Nëntor por që modeli me ekran të madh ka qenë i disponueshëm vetëm në SHBA.

Tashmë ky model është në shitje edhe në 17 vende të reja të cilat janë: Australia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Hollanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Suedia, Zvicra dhe Britania.

Modeli 15-inç Surface Book 2 përmban edhe një kartë grafike Nvidia GTX 1060 duke u bërë laptopi i parë Surface i përshtatshëm edhe për adhuruesit e lojërave.

Microsoft gjithashtu ka përfshirë mbështetjen për Xbox Wireless.

Porositë kanë filluar dhe në muajt në vijim do të jetë të disponueshëm edhe në Bahrein, Kinë, Hong Kong, Indi, Itali, Kore, Kuvajt, Malajzi, Oman, Portugali, Katar, Arabi Saudite, Singapor, Spanjë, Tajvan, Tajlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /PCWorld Albanian