Microsoft sjell nostalgji me File Manager e 1990

E publikuar: 17/02/2019 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft publikoi Menaxherin e Skedarëve të Windows 3.0 në Microsoft Store. Aplikacioni i ri është adhuruesit e File Manager që daton në fillimet e viteve 90’.

Windows File Manager ishte një prej ndërfaqeve të para grafike për menaxhimin dhe aksesimin e skedarëve.

Më pas u zëvendësua nga Windows Explorer në Windows NT 4.0 edhe pse File Manager vijoi të ishte ende i disponueshëm.

Vitin e kaluar, pak muaj përpara se Microsoft të blinte GitHub, kompania hapi kodin burimor të File Manager të vjetër dhe e publikoi kodin në GitHub me përmirësime për ta bërë të aksesueshëm në Windows 10.

Aplikacioni File Manager është puna e një inxhinieri që ka punuar për Microsoft për 37 vite nga Word tek Windows 2.0 e më pas machine learning dhe Azure.

Craig Wittenberg kopjoi kodin nga Windows NT 4.0 duke e lënë aplikacionin me të njëjtën ndjesi dhe pamje.

File Manager versioni 10 për Windows 10 ka mbështetje për “drag-and-drop” së bashku me funksionet CTRL+C, CTRL+X, CTRL+V.

Vlerësimet për aplikacionin në Windows Store kanë qenë pozitive me 4.5 pikë nga 5. Aplikacioni i cili ishte i disponueshëm nga GitHub, tashmë mund të shkarkohet lehtësisht në Windows Store nga përdoruesit e Windows 10. /PCWorld Albanian