Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

E publikuar: 07/05/2019 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka surprizuar shumë zhvillues në komunitetin e Linux në vitet e fundit. Gjigandi i Windows ka sjellë Bash shell ose OpenSSH në Windows 10 e madje duke përfshirë Ubuntu, SUSE Linux dhe Fedora në Windows Store.

Microsoft do të shkojë më tutje duke sjellë kernelin e plotë të Linux direkt në Windows 10. Ai do të bazohet në versionin 4.19.

Për zhvilluesit dramatikisht duhet të përmirësojë performancën e nënsistemit Linux në Microsoft.

Kerneli i ri do të përditësohet përmes Windows Update për të sjellë përmirësimet më të fundit dhe riparimet e sigurisë.

Gjithashtu do të hostohet në GitHub dhe do të jetë plotësisht open source. Performanca e aplikacioneve do të rritet deri në 20 herë krahasuar me versionin e parë të WSL.

WSL2 do të lançohet për insajderat e Windows në fund të muajit Qershor 2019. /PCWorld Albanian