Microsoft shuan shërbimin me pagesë të postës elektronike Outlook.com Premium

E publikuar: 01/11/2017 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ende nuk jeni regjistruar për Outlook.com Premium atëherë nuk keni për tu regjistruar kurrë.

Kjo sepse Microsoft do të mbyllë shërbimin premium të Outlook.com dhe të transferojë veçoritë e tij në Office 365. Abonentët aktualë janë të shpëtuar ndërsa të rinjtë nuk janë të mirëpritur.

Microsoft filloi testimin e Outlook.com Premium në Shkurt të 2016-ës dhe filloi një fazë beta në Prill të 2016-ës. Në Tetor të po atij viti debutoi zyrtarisht ndërsa Shkurt të 2017-ës ishte i disponueshëm për të gjithë.

Tani shërbimi do të mbyllet njëherë e mirë.

Outlook.com Premium ishte një shërbim me pagesë i Outlook.com për 50 dollar në vit, abonentët do të merrnin një postë elektronike Outlook pa reklama, me siguri dhe suport të lartë dhe domaine të personalizuara.

Lajmi i mirë është se veçoritë e Outlook.com Premium do të kalojnë në Office 365. Këtu përfshihen 0 reklama, mbrojtje ndaj maluerit dhe phishing, mbështetje dhe madhësi më të larta të postës.

Lajmi i keq është se përdoruesit nuk do të përfitojnë më nga ky shërbim pa qenë nevoja të blejnë një abonim Office 365.

Është një rast i radhë ku Microsoft mbyll një shërbim në një kohë kaq të shkurt. Megjithatë ka një arsyetim të fortë sepse Office 365 për 20 dollar më shumë ofron shumë më tepër sesa Outlook.com Premium. /PCWorld Albanian