Microsoft rifreskon Surface Book 2 me procesorët e gjeneratës së 8-të Intel

E publikuar: 01/04/2019 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft në heshtje të plotë rifreskoi ditën e sotme modelin bazë Surface Book 2. Gjigandi i softuerit me këtë rifreskim solli gjeneratën e 8-të të procesorëve me katër bërthama Core i5 për modelin 13-inç Surface Book 2.

Gjithashtu do të ruajë modelin me dy bërthama Core i7 por me kosto më të ulët prej 1,299 dollarë.

Modeli i rifreskuar do të shitet për 1,499 dollarë dhe ka procesorin Core i5-8350U i cili rrit frekuencën në 3.6Ghz krahasuar me paraardhësin.

Surface Book 2 i rangut të mesëm gjithashtu vjen me 256GB memorie dhe 8GB RAM. Procesori është i vetmi ndryshim madhor por duhet të bëjë diferencën në performancë.

Me Surface Pro 6 performanca e modeleve të reja u rrit ndjeshëm kur kaluan nga procesor me dy bërthama tek ato me katër.

Më 17 Prill Microsoft ka planifikuar një aktivitet në Nju Jork. Kompania pritet të detajojë çmimet dhe disponueshmërinë e Surface Hub 2 dhe aksesorëve të saj. /PCWorld Albanian