Microsoft publikoi Përditësimin e dytë të Krijuesve në Windows 10 për këtë vit

E publikuar: 20/10/2017 02:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft publikoi ditën e djeshme përditësimin më të ri të Windows 10-ës i quajtur “Përditësimi i Krijuesve i Vjeshtës” me një numër version 1709 për konsumatorët dhe bizneset.

Përditësimi është i dyti për këtë si pjesë e një strategjie të re përditësimesh në Windows 10 ku konsumatorët do të përfitojnë dy të tilla çdo vit.

Përditësimi i Krijuesve përmban disa veçori të reja edhe pse shumë më pak krahasuar me të parin. Një prej më të spikaturave është mbështetja për pajisjet e reja të realitetit virtual shitur nga partnerët e Microsoft si Samsung, Dell, Lenovo, HP dhe Acer.

Përdoruesit munden të hyjnë virtualisht në Windows 10 dhe të përfitojnë nga avantazhet e pamjeve 360 gradëshe.

Windows 10 “Fall Creators Update” shton aksesin e shpejtë në kontaktet e Skype dhe Mail të cilët mund të ngjiten në taskbar. Me një klikim të vëtëm përdorues mund të bisedojnë apo thirrin dikë në Skype.

Cortana gjithashtu është pajisur me veçori të reja dhe tani mund të përdorni asistentin virtual për të fikur ose ri-ndezur kompjuterin tuaj krahas funksioneve të sigurisë dhe ndryshimeve të reja në shfletuesin Edge.

Përdoruesit e Windows 10-ës mund të gjenë përditësimin duke kërkuar për përditësime nga Windows Update në kompjuterin e tyre dhe klikuar “Chech for updates.” /PCWorld Albanian