Microsoft prezanton një version 85-inç të Surface Hub 2

E publikuar: 17/04/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft do të krijojë një version edhe më të madh të harduerit Surface Hub 2. Në një aktivitet mbajtur ditën e sotme në Nju Jork, prodhuesi i softueri zbuloi modelin 85-inç Surface Hub 2.

Ndryshe nga versioni 50-inç, ky model ka ekran 16:9 dhe është më në linjë me modelin origjinal Surface Hub. Microsoft përdor ekranin 3:2 për modelin 50-inç Surface Hub 2S.

Ndërsa modeli i vogël Surface Hub 2 mund të kombinohet me katër panele 50-inç për të përftuar një ekran të madh, modeli 85-inç është dizajnuar për bizneset që kërkojnë diça të madhe. Microsoft nuk dha një çmim të Surface Hub 2 përveçse del në shitje në 2020-ën.

Sakaq modeli Surface Hub 2S debuton sot për 9,000 dollarë dhe vjen me një kartë që zëvendësohet dhe do të përmirësohet vitin e ardhshëm.

Kjo kartë përmban procesor, RAM dhe kartë grafike më të mirë dhe ta përditësojë në versionin e fundit të sistemit operativ. Për Surface Hub 2 do të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm dhe do të marrë emrin Surface Hub 2X.

Funksione si rrotullimi dhe ndarja e ekranit në dritare do të aktivizohet me kartën 2X. /PCWorld Albanian