Microsoft Office debuton për të gjithë Chromebook-ët

E publikuar: 27/11/2017 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft kishte filluar testimet e aplikacioneve Office në Chromebook vitin e kaluar, por ato ishin të kufizuara vetëm në Google PixelBook.

Mesa duket testimi ka përfunduar dhe një numër Chromebookësh tashmë mund të shkarkojnë aplikacionet Office nga Play Store for Chromebook-s.

Aktualisht aplikacionet janë të disponueshëm në Samsung Chromebook Pro, Acer Chromebook 15 dhe Acer C771.

Aplikacionet janë versione Android të Office me të njëjtat veçori që gjeni tek një tablet Android.

Pajisjet si Asus Chromebook Flip do të fitojnë akses falas në Office ndërsa pajisjet me ekran më të madh se 10.1 inç duhet të paguajnë.

Microsoft ka një rregull në fuqi për pajisjet Windows, iOS dhe Android. Ato që kanë ekran më të madh se 10.1 inç duhet të keni një abonim Office 365 për të edituar, krijuar dhe printuar dokumente. /PCWorld Albanian