Microsoft ndjek Google dhe heq “emojin pistoletë” në Windows 10

E publikuar: 27/04/2018 04:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google dhe Facebook, më herët sot u angazhuan për të hedhur  poshtë emojin pistoletë, duke e lënë Microsoft-in si platformën e vetme të madhe me një emoji  pistoletë të vërtetë. Microsoft tani  thotë se gjithashtu po planifikon që të nxjerrë jashtë funksionit këtë emoji.

“Ne jemi në procesin e evoluimit të platformës  tonë emoji për të pasqyruar vlerat tona dhe reagimet që kemi marrë”, thotë Microsoft në një mesazh Twitter, duke zbuluar një zëvendësim të emojit armë  me një  pistoletë uji.

Apple, WhatsApp, Samsung dhe Twitter kanë kaluar të gjitha tek  armët e ujit në vitet e fundit, pasi në vitin 2016, Microsoft kaloi nga një armë lodër  në  hapësirën e saj të shkencës,në një armë zjarri të vërtetë.

Ndërsa debatit mbi dhunën me armë në SHBA mori përmasa edh më të medha, Microsoft nuk dëshiron të shihet si platforma e vetme kryesore që nuk transformon këtë emoji në një armë uji. Nuk është e qartë saktësisht se kur Microsoft do të zbatojë këtë ndryshim në Windows 10. /PCWorld Albanian