Microsoft mbyll shërbimin e muzikës Groove Music Pass, transferon përdoruesit tek Spotify

E publikuar: 04/10/2017 06:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft tha ditën e Hëne se do të mbyllte përfundimisht shërbimin e muzikës Groove Music Pass duke lejuar konsumatorët të transferojnë listat e tyre në Spotify.

Aplikacioni Groove Music nuk do të ofrojë më opsionin e transmetimit, blerjes dhe shkarkimit të muzikës pas datës 31 Dhjetor tha kompania në një postim në blog.

Microsoft prezantoi shërbimin në Tetor të 2012-ës si Xbox Music duke ofruar muzikë dhe abonime të ndryshme për Windows Store.

Megjithatë gjigandi i sistemit operativ tha se do të vijojë të mbështesë aplikacionin Groove Music për luajtjen e muzikës tuaj në të gjitha pajisjet Windows.

Microsoft premtoi se transferimi i muzikës në Spotify do të jetë i lehtë. Afati i fundit i transferimit është data 31 Janar 2018.

Me një çmim prej 9.99 dollarësh, Groove Music Pass ofronte çdo gjë që e kishin rivalët e Spotify dhe iTunes. Edhe pse shërbimi ishte shumë serioz, nuk kishte diçka të veçantë që ta diferenconte nga të tjerët. /PCWorld Albanian