Microsoft mbyll dyqanin e librave elektronikë

E publikuar: 02/04/2019 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni ndërtuar një librari me libra elektronikë në Microsoft Store? Ka ardhur koha të ndryshoni planet. Microsoft jo vetëm që ka hequr librat nga portali online por gjithashtu ka në plan të heqë blerjet brenda muajit Korrik.

Nuk është një humbje e plotë sepse Microsoft ka planifikuar të rimbursojë blerësit në formë krediti për blerje të tjera në dyqanin Microsoft Store përfshirë 25 dollarë ekstra në keni blerë përpara datës 2 Prill.

Gjithsesi nuk u ngelet opsion tjetër vetëm se të zhvendosni librat tek një shërbim i palës së tretë.

Microsoft nuk dha shpjegime për këtë lëvizje por mendohet se kompania ka prioritet kryesor aplikacionet me Microsoft Store.

Largimi i muzikës dixhitale nga dyqani gjithashtu bie në të njëjtat plane të kompanisë. Ndryshimi mund të ketë ardhur edhe si rezultat si një realiteti teknik. Microsoft nuk duket aq i përkushtuar për të konkurruar me gjigandët e librave elektronik siç është Amazon. /PCWorld Albanian