Microsoft lançoi aplikacionin Companion për transferimin e fotove nga iOS në kompjuter

E publikuar: 17/02/2018 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft sot publikoi aplikacionin Photos Companion, një aplikacion iOS i ndërtuar specifikisht për përdoruesit e Windows 10-ës të cilët duan të transferojnë fotot e tyre nga pajisjet Apple në kompjuterat e tyre.

I disponueshëm në fazën beta që nga muaji Nëntor, Photos Companion lidh Windows 10-ës me pajisjen iOS me anë të një kodi QR ndërsa fotot dërgohen mbi rrjetin Wi-Fi.

Microsoft shpreson se aplikaiconi do të përqafohet nga studentët të cilët nuk i ruajnë fotot e tyre në një shërbim cloud si iCloud apo OneDrive.

Gjithashtu ai është pjesë e një strategjie të gjerë të kompanisë për të rritur numrin e shërbimeve në iOS tashmë që kompania nuk ofron më pajisje Windows 10 Mobile.

Microsoft zyrtarisht i dha fund mbështetjes për Windows 10 Mobile në Korrik dhe nuk do të implementojë më asnjë veçori të re për sistemin operativ. /PCWorld Albanian