Microsoft lançion paketë të re Office

E publikuar: 30/04/2018 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft po fillon të publikojë veçoritë dhe ndryshimet e Office 2019. Krijuesi i softuerëve po bën publike pamjet e para të Office 2019 për klientët biznese, me karakteristika që zakonisht gjenden në abonimin e Microsoft Office 365. Office 2019 do të përfshijë aplikacionet e zakonshme të Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook, së bashku me versionet e serverit të Exchange, SharePoint dhe Skype for Business.

Microsoft po e drejton këtë version të Windows Office 2019 ndaj bizneseve që nuk janë duke përdorur Office 365, dhe suporti i produktivitetit do të funksionojë vetëm në Windows 10. Një version i veçantë i Office 2019 do të jetë gjithashtu i disponueshëm për macOS.

“Përditësimet përfshijnë veçori të reja dhe të përmirësuara të ngjyrave në të gjitha aplikacionet, si efektet e animimit dhe riprodhimi i ngjyrave; analiza më e detajuar e të dhënave në Excel, si formulat e reja, grafikët e rinj etj; dhe karakteristika të sofistikuara të prezantimit në PowerPoint, si Morph dhe Zoom,” – shpjegon Jared Spataro i Microsoft.

Microsoft planifikon të lëshojë Office 2019 më vonë këtë vit dhe shumica e përdoruesve do të jenë klientë kompanish të cilët nuk janë të regjistruar në Office 365. Bizneset mund të regjistrohen për të provuar Office 2019 paraprakisht në faqen kryesore të Microsoft këtu. /PCWorld Albanian