Microsoft krijon të folur reale me inteligjencën artficiale

E publikuar: 28/05/2019 03:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konvertimi i tekstit në fjalë po bëhen çdo ditë edhe më i zgjuar por ka një problem: duhet shumë kohë trajnimi dhe burime të shumta për të prodhuar output natyral të zërit.

Hulumtuesit Kinezë dhe Microsoft kanë gjetur një mënyrë më efektive. Ata kanë krijuar një AI i cili konverton tekstin në audio dhe që gjeneronte të folur reale duke përdorur vetëm 200 shembuj zëri.

Sistemi bazohet në Transformers, një rrjet neural i cili sillet sikur të ishin neurone truri. Transformers është i aftë të përpunojë edhe sekuenca të gjatë të foluri, përfshirë edhe fjali komplekse.

Rezultatet nuk janë perfekte ndërsa zëri ngjan pak me një zë robotik. Por ata janë shumë të sakta me një saktësi konvertimi prej 99.83%.

Më e rëndësishme është se mund ta bëjë konvertimin më të aksesueshëm dhe nuk ngelet shumë për të krijuar zëra realë duke e vendosur teknologjinë në duar të kompanive të vogla por edhe amatorëve.

E gjitha kjo është shumë premtuese për të ardhmen. Hulumtuesit shpresojnë që të trajnojnë më shumë të dhëna që do të thotë se nevojitet më pak punë për të krijuar një dialog reale. /PCWorld Albanian