Microsoft konkurron Apple me një palë kufje wireless

E publikuar: 16/04/2019 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka nisur punën për zhvillimin e kufjeve wireless me markën Surface. Sipas Thurrot, kufjet do të vinë me asistentin virtual Cortana dhe teknologji për anulimin e zhurmave dhe me shumë gjasa debutojnë në fund të vitit.

Kufjet me markën Surface do të dizajnohen për të konkurruar me Apple AirPods dhe produkte të tjera të kësaj sfere.

Deri tani Apple është e vetmja kompani e cila ka gjetur balancën mes madhësisë dhe çmimit, zërit dhe qëndrueshmërisë.

Kompanitë e tjera si Bose dhe Jabra, ka filluar të ofrojnë alternative mjaft cilësore por ende jo diçka po aq të lehtë për tu përdorur sa opsioni i Apple.

Produkt i parë audio që Microsoft ka filluar të shesë kanë qenë kufjet wireless, Surface Headphones vitin e kaluar. Ato kishin një skemë inteligjente kontrolli, performancë të shkëlqyer wireless por gjithashtu kushtonin dhe nuk bënin diferencën në cilësinë e zërit.

Tregu i kufjeve të vogla wireless ka ende shumë hapësirë dhe do të ishte mese arsyeshme hyrja e Microsoft në këtë sektor. Por nuk është e vetmja kompani teknologjike e cila ka kthyer sytë nga ky treg sepse edhe Amazon është duke punuar në një palë kufje wireless që do të konkurrojnë gjithashtu me AirPods. /PCWorld Albanian