Microsoft konfirmon zërat e zëvendësimit të Edge me një shfletues të bazuar në Chrome

E publikuar: 07/12/2018 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa pjesa e tregut e shfletuesit të Microsoft vijon tkurrjen, Microsoft ka vënë në pikëpyetje fatin e Edge.


Pas spekulimeve se kompania ka vendosur të braktisë këtë të fundit në favor të një shfletuesit bazuar në kodin e Google Chrome, kompania konfirmoi zyrtarisht zërat.

Ajo tha se jo vetëm do të jetë i disponueshëm në Windows 7, 8 dhe 10 por edhe në Mac.


Shfletuesi do të ruajë emërtimin Edge dhe do të ngjajë si versioni aktual ndërsa ndryshimet e mëdha janë në sfond.

Kjo kthesë 360 gradëshe e Microsoft do të thotë se përdoruesit do të marrin përditësime të vazhdueshme.

Nuk është hera e parë që Microsoft përqafon principet e nismave “open-source” ndërsa vitin e kaluar lançoi Edge në iOS dhe Android.

Versioni në përdorim i Edge ka humbur popullaritet jo vetëm tek përdoruesit por edhe zhvilluesit.

Sipas Statisa Edge ka vetëm 4.24% të tregut të shfletuesve, shumë më pak se edhe vetë Internet Explorer që nuk mbështetet më. /PCWorld Albanian