Microsoft ka një ide brilante sesi tu marrë më shumë para përdoruesve të Office

E publikuar: 08/02/2019 04:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft filloi një fushatë reklamimi për suitën e produktivitetit Office. Por ndryshe nga sa prisnit, kjo fushatë është ndryshe. Në vend që të flasë për funksionet që Office 2019 i ofron dhe rivalët jo, Microsoft ka vendosur ta krahasojë me shërbimin tjetër Office 365.

E thënë thjeshtë Microsoft nuk dëshiron më që ju të blini Office 2019 por Office 365. Arsyeja është thjeshtë, Office 365 është shërbim me pagesë vjetor ndërsa Office 2019 blihet vetëm një herë.

Abonimet normalisht janë më mirë për Microsoft dhe biznesit e tij sepse gjeneron më shumë të ardhura. Në fillimet e veta aplikacionet online ishin vetëm hija e suitës së plotë Office në desktop.

Por sot aplikacionet Office 365 kanë akses në pothuajse të gjitha funksionet që Office 2019 ofron e madje edhe më shumë sidomos në aspektin e inteligjencës artificiale.

Abonimet fillojnë nga 70 dollarë për përdorim personal dhe 8.25 dollarë për përdoruesit e biznesit. Ndërsa blerja e Office 2019 Home dhe Business së bashku kushtojnë 250 dollarë.

Reklama tregon sesi Office 365 mund Office 2019 në çdo drejtim por është një reklamë, mos harroni. Microsoft dëshiron tu bindë të paguani çdo vit për shërbimin dhe njëherë. /PCWorld Albanian