Microsoft ka ndërtuar një pajisje që ruan informacionin në ADN

E publikuar: 22/03/2019 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft po përgatitet të zëvendësojë memorien e qendrave të të dhënave me ADN. Kompania dhe hulumtuesit pranë Universitetit të Uashingtonit me sukses kanë automatizuar procesin i cili përkthen informacionin dixhital në ADN dhe anasjelltas.

Tashmë ata posedojnë pajisjen e parë të memories me ADN. Ndërsa hapësirat mbeten për përmirësime të mëtejshme, Microsoft shpreson që ky koncept do të ndihmojë në avancimin e teknologjisë së ADN.

Në përdorimin e parë, prototipi 10,000 dollarësh konvertoi “HELLO” në ADN. Pajisja fillimisht enkodoi bitet 1 dhe 0 në sekuenca ADN A, C, T dhe G. Më pas sintetizoi ADN dhe e ruajti si një lëng. ADN e ruajtur u lexuar nga një sekuencues. Së fundi softueri i dekodimit përkthente sekuencat edhe njëherë në bite.

Mesazhi 5-bajt mori 21 orë për tu konvertuar dhe hulumtuesit kanë gjetur një mënyrë për ta kryer këtë proces në 10-12 orë.

Gjithashtu kanë gati planin për të reduktuar koston me disa mijëra dollarë Nukleotidi që formoi HELLO peshonte vetëm 1mg ADN dhe 4 mikrogram u përdorur për sekuencimin. Hulumtuesit besojnë se i gjithë informacioni i ruajtur në një magazinë me serverë tashmë mund të ruhet në një kuti në madhësinë e një zari.

ADN shihet si zgjidhja e problemeve me sasinë e të dhënave po që po rriten dita ditës. /PCWorld Albanian