Microsoft dhe Facebook finalizojnë kabllin optik nënujor me kapacitet 160 terabit për sekond

E publikuar: 22/09/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft, Facebook dhe gjigandi spanjoll Teleconica arritën një objektiv madhor kur thanë se kanë finalizuar një kabëll optik nënujor nga Spanja në SHBA me kapacitet 160 terabit për sekondë.

Filiali i Telefonica, Telxius, ka finalizuar shtrirjen e kabllos të Microsoft dhe Facebook i cili shtrihet mbi 6,000 kilometër përmes Atlantikut nga Bilbao në Spanjë në bregdetin e Virginia në SHBA.

Microsoft thotë se kablloja është 16 milion herë më i shpejtë sesa internetin që ju keni në shtëpi dhe mund të përballojë transmetimin e 71 milion videove HD në të njëjtën kohë.

Kablli përmban tetë çifte fibrash optike. Ndërtimi i tij filloi në Gusht të 2016-ës dhe do të lidhet me qendrën e të dhënave 1.1 miliard dollarëshe të ndërtuar nga Microsoft në Virginia.

Facebook dhe Amazon gjithashtu kanë qendra të dhënash në këtë rajon. Google nga ana tjetër ka mbështetur ndërtimin e një kablloje 60 terabit i cili shtrihet nga Japonia në SHBA. /PCWorld Albanian