Microsoft debuton aplikacionin Office Lens në Android dhe iOS

E publikuar: 03/04/2015 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka dëshirë t’ju ndihmojë në sistemimin e listave, recetave, shënimeve duke ju shmangur nga shkrimi në copa letra gjatë ditës. Për këtë Microsoft ka lançuar versionin paraprak teknik të Office Lens, një aplikacion për Android i cili është i aftë të skanojë dhe të dixhitalizojë dokumente dhe letra në formatin e skedarëve të cilët aksesohen në suitën e produktivitetit Microsoft Office.

Ky aplikacion vë në funksion një teknologji të gjurmimit optik të karaktereve i aftë të njohë shkrimin e dorës dhe atë të shtypit. Këto skanime do të ruhen në një galeri të veçantë në formën e skedarëve. Ky aplikacion madje mund të skanojë kartvizita biznesi dhe ti kthejë ato në formën e një kontakti për ju. Office Lens për të qënë më i saktë, në krye të aplikacionit ju jep mundësinë të zgjidhni nëse doni të skanoni një shkrim në një fletë, tabelë apo apo foto.

Gjithësesi bëhet fjalë për një version paraprak në Android e kjo do të thotë që ju duhet të regjistroheni me një llogari në Google+ nëqoftëse doni të shfrytëzoni këtë aplikacion. Drejtohuni në faqën Office Lens Google+ dhe klikoni ‘become a tester’. Më pas ju mund të shkoni në dyqanin e aplikacioneve Play Store dhe të shkarkoni aplikacionin. Skanimet tuaja mund ti ruani në formën e dokumenteve në One Note, OneDrive, Word, PowerPoint, apo në galerinë e smartfonit tuaj si një dokument PDF./pca/