Microsoft bëhet për herë të parë kompani 1 trilion dollarëshe

E publikuar: 25/04/2019 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Mërkure vlera e gjigandit të Windows, Microsoft, arriti në 1 miliardë dollarë për herë të parë dhe në zemër të këtij suksesi qëndron padyshim biznesi i shërbimeve cloud.

Kompania me seli në Uashington theu pritshmëritë e Wall Street për fitimin dhe të ardhurat e tre mujorit të parë. Aksionet e kompanisë u vlerësuan me 130 dollarë duke i dhënë avantazh përballë Apple e cila vlerësohet me 980 miliardë dollarë.

Që nga fillimi i 2019-ës aksionet e Microsoft janë rritur me 23%. Nën lidershipin e Satya Nadella kompania është larguar nga sistemi operativ Windows në drejtim të shërbimeve bazuar në cloud.

Produkti cloud Azure i Microsoft konkurron me liderin Amazon Web Services duke u garantuar bizneseve fuqi kompjuterike. Të ardhurat totale të kompanisë ishin 30.57 miliardë dollarë duke tejkaluar prishtmëritë e analistëve ore 29.84 miliardë dollarë.

Fitimi i Microsoft ishte 8.81 miliardë dollarë nga 7.42 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar. Shërbimet Azure gjeneruan 9.65 miliardë dollarë ndërsa shërbimet e produktivitetit dhe biznesit ku përfshihen Office dhe Linkedin kishin 10.2 miliardë dollarë të ardhura.

Gjithashtu biznesi i licencimit të Windows u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë kompania ka edhe pika të dobëta dhe ato janë biznesi i lojërave ku përfshihet Xbox u rrit me 5%, ose 3% më pak sesa një vit më parë.

Shitjet e harduerit u rritën jo më shumë se 21% krahasuar me 39% një vit më parë. /PCWorld Albanian