Microsoft bashkëpunon me Signal për enkriptimin e Skype

E publikuar: 13/01/2018 05:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni i komunikimit të enkriptuar Signal tha se ka nisur një bashkëpunim me Microsoft për të enkriptuar mesazhet e shërbimit të komunikimit Skype.

Microsoft është kompania e fundit në mesin e gjigandëve pas Alphabet dhe Facebook që enkripton platformat e komunikimit.

Aktualisht shërbimi i enkriptuar do të jetë i disponueshëm për insajderat. Duke përdorur protokollin e Signal të quajtur Open Whisper System, Skype do të ofrojë biseda private me enkriptim fundor.

Open Whisper System është shndërruar në një standard për komunikimet e enkriptuara.

Përdoruesit mund të nisin një bisedë të enkriptuar duke përzgjedhur “New Private Conversation” në versionin eksperimental.

Gjatë një bisede private do të merrni një konfirmim që vë në dijeni kur biseda është mbyllur.

WhatsApp është një tjetër kompani e cila ka punuar me Open Whisper
System për të zhvilluar enkriptimin vetjak fundor në 2016-ën. /PCWorld Albanian