Metodologjia e re e BE-së nga perspektiva integruese e Maqedonisë së V.

20.01.2020 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Metodologjia e re e BE-së nga perspektiva integruese e Maqedonisë së V.

Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, thonë se autoritetet e vendit duhet të fokusohen në realizimin me përpikmëri që do të dalë nga metodologjia e re e cila duhet të bëhet publike në fund të këtij muaji e që në fokus, siç thonë, pritet të jetë sundimi i drejtësisë.

“Për ne me shumë rëndësi është që të shohim se cili do të jetë kompromisi mes Francës si propozuese e metodologjisë së re dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe nëse Maqedonia e Veriut do të marrë sinjale pozitive që vendi të marrë datën për fillimin e bisedimeve në mars, ashtu siç janë skenarët më optimiste si parashikim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Simonisa Kacarska, drejtore e Institutit për Politikë Evropiane.

Gjatë vizitës në Shkup Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qartë ka porositur autoritetet e vendit se miratimi i Ligjit të ri për Prokurori Publike mbetet prioritet i lartë për Maqedoninë e Veriut edhe atë para shpërbërjes së parlamentit për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur Komisioni Evropian do të publikojë një mini-raport për përparimin e reformave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, në bazë të së cilit pritet të vendoset data e fillimit të negociatave nga vendet anëtare të BE-së.

Përderisa, Jeton Shasivari, ekspert për çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut si shtet nuk duhet të pret shumë nga vendosja e kornizës kohore sa i përket aspiratave të saj në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane.

“Për sa i përket nismës kroate, natyrisht se kjo është për t’u mirëpritur megjithatë nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha pasi do jetë një sukses i madh nëse eventualisht merret një vendim në Samitin e Zagrebit për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Kjo është kështu ngase presidenca kroate gjatë periudhës së ardhshme do të ballafaqohet me tema shumë komplekse evropiane siç janë ndryshimet klimatike, kufijtë e BE-së, negociatat me Britaninë e Madhe, çështjet e ndryshme financiare të BE-së, dhe çështje të tjera”, thotë Shasivari.

Ai në këtë drejtim kujton se në aspektin historik, çdo zgjerim i Bashkimit Evropian është pasuar nga kritere shtesë që ka nënkuptuar një proces më kompleks sesa procesi i mëparëshëm, në këtë drejtim Maqedonia e Veriut thekson Jeton Shasivari, mund të përfitojë nga rregullat e reja që përcaktohen nga Brukseli duke ecur me hapa të kontrolluara, por gjithsesi shumë më të sigurta.

“Konsideroj se metodologjia e re nuk parashikon ndonjë ndryshim thelbësor dhe përmbajtësor në kornizën e bisedimeve megjithatë mund të jetë në favorin e Maqedonisë së Veriut nëse përdoret në mënyrë racionale për të përparuar gradualisht duke vlerësuar arritjet e vendit çdo detaj për çdo fazë të negociatave.

Sfida qendrore për sa i përket Maqedonisë së Veriut, për sa i përket metodologjisë së re nga njëra anë, do të jetë ruajtja e entuziazmit dhe motivimit për të realizuar reformat e nevojshme në kuptimin që këto reforma bëhen në të mirë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo se ato kërkohen nga BE-ja, kurse nga ana tjetër sfidë do të jetë mungesa e garancisë se zgjerimi në të ardhmen do të vlerësohet sipas meritave individuale të secilit shtet veç e veç, dhe që nuk do të ketë bllokime në të ardhmen”, thotë Jeton Shasivari, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Përderisa Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, nënvizon se përmes metodologjisë e re insistohet që qytetarët t’i ndjejnë rezultatet e reformave para se vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian.

“Qytetarët duhet t’i ndjejnë rezultatet e realizimit të reformave. Reformat duhet të të jenë të zbatueshme dhe jo vetëm të figurojnë në letër. Interesi i Maqedonisë së Veriut është të përfshihet sa më shumë në realizmin e kërkesave që do të përcaktojë Brukseli në bazë të metodologjisë së re për zgjerimin e BE-së”, thotë Kacarska.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare si shumë problematike e shohin mungesën e një konsensusi nacional në raport me procesin e integrimeve i cili, siç thonë, duhet të përfshihet në një plan konkret kombëtar duke krijuar një bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit dhe opozitës, përfshi këtu dhe sektorin civil për të shtyrë bashkërisht procesin e integrimeve pa taktizuar, siç thuhet, për interesa të ngushta partiake gjatë miratimit dhe jetësimit praktik të ligjeve që janë pjesë e proceseve integruese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Partitë paralajmërojnë fushatë të tensionuar elektorale

Partitë paralajmërojnë fushatë të tensionuar elektorale

Gafa e Qeverisë Kurti, këshilltari i Kryeministrit nuk është Doktor Shkence

Gafa e Qeverisë Kurti, këshilltari i Kryeministrit nuk është Doktor Shkence

Pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë, mbetët një i plagosur

Pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë, mbetët një i plagosur

Mustafa i ashpër për taksën: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në

Mustafa i ashpër për taksën: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në

Veprim skandaloz, me vezë sulmohet zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

Veprim skandaloz, me vezë sulmohet zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

Abdixhiku ‘urdhër’ Komunës së Prishtinës për ta anuluar vendimin në lagjen në afërsi së Liqenit në Badovc

Abdixhiku ‘urdhër’ Komunës së Prishtinës për ta anuluar vendimin në lagjen në afërsi së Liqenit në Badovc

Të bashkuar LDK-ja, kërkojnë koordinim me SHBA’në për reciprocitetin

Të bashkuar LDK-ja, kërkojnë koordinim me SHBA’në për reciprocitetin

Zyrtarët policorë me probleme psikologjike kështu duhet të trajtohen!

Zyrtarët policorë me probleme psikologjike kështu duhet të trajtohen!

‘Kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian!

‘Kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian!

Serbia i liroi para kohe të dënuarit që ekzekutuan familjën Bogujevci!

Serbia i liroi para kohe të dënuarit që ekzekutuan familjën Bogujevci!

Zyba ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Zyba ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

Qytetarët ankohen: Kryeministër, shih skelat pa mbrojtëse, të çarat i mbushin me shkumë e ikin

Qytetarët ankohen: Kryeministër, shih skelat pa mbrojtëse, të çarat i mbushin me shkumë e ikin

Ymeri: Albin, e ke gabim që ke ndryshuar veç pse jeni kryeministër

Ymeri: Albin, e ke gabim që ke ndryshuar veç pse jeni kryeministër

Ali Berisha: Do ta mbrojmë me të gjitha format demokratike taksën 100 për qind

Ali Berisha: Do ta mbrojmë me të gjitha format demokratike taksën 100 për qind

Trump: Kjo është lista e kandidatëve për Drejtor të Inteligjencës

Trump: Kjo është lista e kandidatëve për Drejtor të Inteligjencës