Metodë e thjeshtë për pastrimin e dritave të veturës (Video)

E publikuar: 24/04/2016 02:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dritat e përparme të veturës mund të bëhen shpejtë të mjegulluara, për shkak të ndryshimit të motit.

Kur dëmtohet pjesa e jashtme e saj, drita nuk mund të ndriçojë siç duhet dhe ju mund të mos e shihni mjaftueshëm qartë distancën përpara.

Por, ka një metodë interesante dhe të lehtë për pastrimin e dritave, transmeton Gazeta Express.

Mekaniku Chris Fix ka treguar në një video në YouTube se e gjitha çfarë ju duhet është një pastë dhëmbësh dhe një brushë. Me këtë metodë pastrimi, ju do t’i bëni dritat që të duken si të reja përsëri.