Metodë e pazakontë e prerjes së druve, përdorin motoçikletën si motosharrë (Video)

E publikuar: 23/01/2018 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi pasur rastin të shohim njerëz duke prerë dru me sëpatë apo me motosharrë, por jo edhe me motoçikletë siç kanë bërë dy të rinj.

Ata kishin zbuluar një metodë interesante dhe aspak të lodhshme për të prerë drutë – rrotën e pasme të motoçikletës e kishin hequr dhe në vend të saj kishin futur sharrën, dhe sa herë që i jepte gaz motoçikletës ajo sillej me shpejtësi të madhe duke i mundësuar të rinjve të prenë drutë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në shikim të parë dukej shumë veprim i rrezikshëm dhe mjaft amatoresk, megjithatë, ky tentim i ka shpëtuar ata nga një punë shumë e lodhshme që do t’ju duhej të paktën një ditë për t’i prerë të gjitha.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që njerëzit kanë “zbuluar” metoda të ndryshme për t’ia lehtësuar vetes punën gjatë prerjes së druve. Kohë më parë ishte publikuar një video ku shihej një burrë se si duke gjuajtur më pushkë drutë. /Telegrafi/