Metoda për trajtimin e sinusëve në kushte shtëpiake

E publikuar: 16/12/2017 06:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bllokimi i traktit të sipërm respirator, dhembja dhe presioni përreth syve dhe hundës i përcjellë me tajitje, sekreti i shtuar me ngjyrë të verdhë, temperatura e ngritur, lodhja dhe rraskapitja janë simptomat më të shpeshta të sinuseve apo ndezjes së tyre. Duke pasur parasysh që në fazën fillestare ngjajnë si ftohje e zakonshme, ato mund fare lehtë që ta mashtrojnë të sëmurin.

Megjithatë, për dallim nga ftohja, e cila kalon pas shtatë ditëve, ndezja e sinuseve ndonjëherë zgjatë deri tri javë, ndërsa ajo kronike edhe me vjet. Ndezja kronike, zakonisht vjen si pasojë e mosshërimit të ndezjes akute, shkruan sovrani.info.

Ekspertët e kësaj fushe pohojë se inflamacioni akut, në formën e butë, në shumicën e rasteve nuk kërkon ndonjë terapi të komplikuar dhe ajo mund të kalohet nëpërmjet barnave. Zakonisht, pohojnë ata, mjafton që hundën “ta lageni” me zgjidhje të caktuara gjatë ditës dhe t’u përmbaheni këshillave vijuese:

– Inhalimi me avull të nxehtë: Në enën me ujë të nxehtë vendosni pak çaj të kamomilës ose ndonjë çaj tjetër, apo disa pika të vajit të eukaliptusit, mbulojeni kokën me peshqir dhe thitheni avullin. Uji nuk duhet të jetë i nxehtë për të mos u djegur.

– Dushi: Derisa bëni dush me ujë të nxehtë, lejoni që uji të rrëshqasë nëpër fytyrën tuaj. Avulli dhe ajri i nxehtë mundësojnë zhbllokimin e sinuseve.

– Pikat: Dy herë në ditë vëni pika për hundë, pasi që ato do t’ua lehtësojnë frymëmarrjen.

– Pini ilaçe për lehtësimin e dhimbjes: Mjekët paralajmërojnë se pikat për hundë duhet që të përdoren më së shumti tri ditë, ndërsa në raste të veçanta pesë, pasi që mund ta dëmtojnë hundën.

– Kujdes me antibiotikët: Në qoftë se problemet nuk kalojnë pas shtatë ditëve apo temperatura e kalon 38 shkallë, paraqituni tek mjeku. Assesi mos merrni antibiotikë pa konsultim me mjekun, ngase sinusi akut shpesh shkakton viruse, ndërsa këto ilaçe ndihmojnë vetëm tek inflamacionet bakteriale.

Nëse mjeku ju përshkruan antibiotikë, është shumë e rëndësishme që terapinë mos ta ndërprisni sapo të ndjeni përmirësim, por duhet që t’i pini të gjitha tabletat. Terapia me antibiotikë u rekomandohet të sëmurëve me astmë dhe pacientëve me sëmundjet kronike të mushkërive në mënyrë që të parandalohet komplikimi i sëmundjes kryesore.

Inflamacioni kronik i sinuseve shërohet, si edhe atij akut, edhe kur së bashku me terapinë merren sprej kortikosteroid për hundë të cilët zvogëlojnë inflamacionin dhe mukozën e hundës. Trajtimi kirurgjikal zbatohet vetëm nëse barnat nuk kanë efekt, përkatësisht kur ekzistojnë komplikime apo deformime të hundës të cilat pamundësojnë apo pengojnë trajtimin./sovrani.info