Meta reagon ndaj Ramës: Timoni perëndoi bashkë me Rilindjen

E publikuar: 25/06/2017 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zgjedhjeve të sotme dhe mesazhit të Edi Ramës që i ishte drejtuar kandidatëve për deputetë me “Fituam! Timonin do ta kemi”.

Tani Meta ka thënë se timoni perëndoi bashkë me Rilindjen e Ramës.

“Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëve”, tha Meta, transmeton tch.

Ndërsa reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, ishte: “Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri! Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurt! Udha e mbarë me gjithë timon!”