Meta pret sot Bashën

E publikuar: 15/07/2020 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do ta presë sot në zyrë kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Takimi vjen kur pritet diskutimi i Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese që u miratuan dje nga socialistët dhe opozita në Kuvend.

Sipas këtyre ndryshimeve, listat e kandidatëve për deputetë do të hapen në jo me pak se 2/3-tat. Pragu zgjedhor nuk është përcaktuar në Kushtetute sesa do të jetë, pasi detajet do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor. / A2 CNN