Meta: Në VLAN, Haradinajt iu premtua posti i presidentit

E publikuar: 28/05/2017 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bardhyl Meta nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se subjekti i tij partiak ka bërë një gabim që nuk doli në një prononcim për të treguar detajet e arsyeve të bërjes së koalicionit të atëhershëm me PDK-në.

Në Analiza Zgjedhore të Baton Haxhiut, Meta tha po ashtu se ndonëse tashmë është e ndarë nga AAK-ja, periudha kur formuan VLAN-in ishte gjëja më e mirë e mundshme që kishin përjetuar si debutet të Lidhjes Demokratike, njofton Klan Kosova.

Tutje Meta shtoi se ende mbetet enigmë çështja e mospranimit i Haradinajt për postin e zëvendësryeministrit apo postit të presidentit ku edhe në kohën e VLAN-it, Mustafa i kishte propozuar të parit të AAK-së i cili tashmë është i nominuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, njofton Klan Kosova.

”Kryesia e Lidhjes Demorkatike e Kosovës, ka bërë një gabim. Është gabimi që qysh të nesërmen nuk ka dal me sqaru për media detaje rreth koalicionit të mëhershëm me PDK-në.

”Kemi formuar VLAN-in, nuk ka gjë më të bukur që i ka ndodh LDK-së ajo e formimit të VLAN-it. Po ashtu Mustafa edhe atë kohë si LDK i patëm ofruar Haradinajt postin e zëvendësryeministrit edhe presidentit, por, pse se ka pranuar kjo mbetet një ndër enigmat më të mëdha deri sot”.

”LDK ka hyrë në atë koalicion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e në një situatë kur vendi ka qenë i rrezikuar vendi. Ka qenë i rrezikuar nga njerëz që nuk kanë asnjë aferë korruptive në jetë. Kur kam bërë bisedimet me Mustafën, kemi biseduar për një qeveri të mundshme. Unë jam shumë i nderuar që kam pas rast ta përmend këtë çështje. Mustafa më herët kishte paralajmëruar tërheqjen”.

”Mustafa e ngriti LDK-në. Tashmë që i është bashkuar Ilir Deda e i është bashkuar Mimoza Kusari me Alternativën. Çkapja e shtetit nuk bëhet me ditë. Ne kemi arritur me brenda dy vjet qeverisje me sjell gjendjen që në ato borde që drejtori i doganave të zgjedhen në kompani britanike”.

”Asnjë ministër i Mustafës nuk ka afera të tilla të tenderomanizmit. Kryetarët e komunave të LDK-së nuk kanë ndonjë aferë të tillë korruptive. Them lirisht që kryetarët e PDK-së më shumë i takojnë prokurorët gjatë ditës se sa qytetarët e vet”.