Meta godet PDK’në: Ata që po duan fillim të ri do ta shohin fundin

E publikuar: 26/04/2017 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se, për mendimin e tij, LDK duhet vet t’i kërkojë zgjedhjet, për ta çuar Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë.
Ai ka deklaruar në Klan Kosova se LDK’ja nuk ka problem me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, por se do të ishte mirë që mandati të kryhet.

“Nuk është punë guximi kultura politike. Lidhja Demokratike e Kosovës, po të më dëgjonte mua, do ta jepte datën e zgjedhjeve vet. Ne me këtë qasje nuk kemi probleme me zgjedhjet. Unë e kam problem që nuk po mund asnjëherë ta mbarojmë një cikël”, ka thënë Meta.

“Ata që po mbajnë shpresë ta kenë një fillim të ri do ta kenë një fund përfundimtar. Ata duhet të japin përgjegjësi pse nuk duan që kjo qeveri ta përfundoj mandatin”, është shprehur deputeti i LDK’së.