Mësuesja kineze i barti të gjithë nxënësit një nga një, në anën tjetër të rrugës së vërshuar nga uji (Video)

E publikuar: 22/02/2019 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e kanë çmuar lartë përkushtimin e mësuese të njohur vetëm me mbiemrin Li, pasi që kreu orarin mësimor në një ditë me shi.

Rruga e vërshuar nga uji në një zonë në Guangdong të Kinës, bëri që mësimdhënësja t’i bartë në krah të gjithë nxënësit e saj një nga një, transmeton Telegrafi.

“Sakrifikoi vetëm duke qëndruar më këmbë në ujë, vetëm që nxënësit e saj të mbesin pa u lagur” ka qenë komenti që i shoqëronte pamjet.

Bartja e nxënësve ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa kur ngjarjen e pa një prind, iu vu në ndihmë për t’i bartur të tjerët. /Telegrafi/