Mësuesja i tha të shkruajë për Skënderbeun, ajo çka shkruajti vajza u bë hit në rrjetet sociale

E publikuar: 03/03/2017 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shkruani për Skënderbeun”. Ishte kjo tema që mësuesja u kishte dhënë në një klasë në Shqipëri, por një vajzë e vogël (tifoze e Tiranës) e kishte keqkuptuar.

Fjalët e vajzës në fletoren e detyrave të shtëpisë janë: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet rradhaz. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”.

Historinë e bëri publike babai i saj.

Ai publikoi fletën e detyres së shtëpisë së vajzës duke shkruar: “Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruaj për Skënderbeun, po si mund të shkruaj ndryshe danoçja e Tironës. Ç’na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skënderbeut”.