Mësuesja 30-vjeçare në telashe, akuzohet se bëri seks me 5 nxënës

E publikuar: 18/12/2019 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiona Viotti, një mësuese 30-vjeçare e cila jeton dhe punon në Afrikën e Jugut, mësohet se është akuzuar për abuzim seksual me 5 nxënës të saj, përgjatë viteve 2013-2019.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja është denoncuar nga nga një nxënës i saj 18-vjeçar i cili ka pranuar se ka pasur marrëdhënie sêksuale rregullisht me të.

Ndërkohë ndër të tjera, 18-vjeçari ka shpjeguar se Viotti ishte fiksuar pas tij dhe ishte ajo që nuk po e linte të qetë pasi dëshironte të hiqte dorë.

Por marrë shkas nga denoncimi i 18 vjeçarit, janë bërë edhe 4 denoncime të tjera për të njëjtën arsye ndaj mësues 30-vjeçare.

Menjëherë pas këtyre akuzave mësuesja ka dhënë dorëheqjen nga shkolla ku ajo punonte.

Ndërsa avokati i saj ka deklaruar se pavarësisht që është denoncuar nga 5 persona për të njëjtin motiv, siç është rasti i abuzimit sêksual, është relativisht e vështirë të provohen akuzat.