Mësuesi Nazim-pishtar i dijes dhe veprimtar i madh i Anamoravës

E publikuar: 27/11/2017 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shukrije H. Bajrami

Festat gjithmonë na bëjnë bashkë dhe njëkohsisht na rikthejnë pas, duke kujtuar personalitete të shquara të historisë sonë të lavdishme.

Një nga personalitetet e shquara të mësimit shqip pa dyshim ishte dhe mbetet mësuesi Nazim Limoni nga Pogragja e Gjilanit i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi mësimit shqip dhe frymëzimit për atdhedashurinë ndër breza.

Mësuesi Nazim, mision jetësor kishte edukimin e gjeneratave, emancipimin e gruas dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, Shqipërinë e bashkuar.

I lindur në një familje bujare, i frymëzuar që nga fëmijëria me ideale të larta, shumë shpejt u dallua në mesin e shokëve në kërkim të rrugëve të lirisë, si fazë e rëndësishme e historisë sonë. Pavarësisht nga masat e egra dhe çnjerëzore të regjimit jugosllav, mësuesi Nazim për asnjë çast nuk hoqi dorë nga rruga e kultivimit të ndjenjës së lirisë dhe të platformës organizative në arritjen e objektivave.

Në kohën e veprimtarisë së tij, kishte shumë grupe ilegale që kishin të vetmin qëllim, lirinë dhe bërjen e Kosovë Republikë, pjesë aktive siç ishte dhe ai vetë.

Ishin ngjarjet e 81-tës, ngjarje që bënë jehonë te madhe në Kosovë, Evropë dhe kudo që kishte shqiptarë. Studenët dhe grupet ilegale, të mbështetura thuajse masovikisht nga populli i Kosovës organizuan protestat më të mëdha që i dhanë drejtim dhe rrugë pa kthim lirisë së pupullit liridashës.

Familja Limoni ishte e organizuar komplet: baca Nazim, Avdiu, Hanifja, Saimja, Remzija, Syla.

Secili nga ta ka histori në vete, u burgosën sa e sa herë, vëllau i tij Avdiu për aktivitetin e tij politik e atdhetarë mbajti tetë vite burg. Remzija që nga vitet 1978-1979 ishe e organizuar me Teuta Hadrin nga Gjakova e Teuta Bekteshin nga Kumanova grup që kurr nuk u zbulua e nuk u dorzua asnjëher. Poashtu Remzija e Saimja u burgosën e u ftuan në biseda informative, u konfrontuan me policinë serbe, por asnjëher nuk u nënshtruan.

UDB-ja nuk zgjodhi rrugë duke arrestu e mbajtë në burg dy netë edhe vajzen e mitur të mësuesit Nazim, Shqipen që ishte vetëm 14 vjece.

Familja Limoni më shpesh vizitohej nga UDB-ja se mysafirët e zakonshëm, por nga këto ngjarje vecse kaliteshin më shumë.

Hanifja motra e madhe e mësuesit Nazim, bashkëshortja e Heroit të Kombit Rexhep Mala, i cili për veprimtarinë e tij patriotike e atdhetare mbahej në burg, ishte urëlidhëse e takimeve e informatave, e detyrave, thjeshtë shtëpia e Baces Mehmet Mala, ishte adresë e shtab mobilizimi në cdo kohë si për organizimet e mbrendhme ashtu edhe për organizimet me veprimtarët jashtë atdheut.

Mësuesi Nazim nuk ndalej asnjëher. Mision i tij ishte të organizonte sa më shumë njerëz në rrugëtimin e drejt dhe të gjatë për liri. Jo vetëm në Pogragjë por kudo sidomos në lidhjet familjare e farefisnore që kishte, gjithnjë aty ku ishte besimi më i madh.

Ishte atdhetar e vizionar i madh, patriot i devotshëm, cdo kontakt me njerëzit e shfrytëzonte për tema organizative e historike, duke na rrëfyer historinë e Skënderbeut, Ismail Qemajlit dhe shumë figurave patriotike, historike, e kombëtare,e festa më e dashur dhe e cmuar për te ishte 28 Nëntori-Dita e Flamurit.

Gjatë aktivitetit të tij kombëtar, u arrestua shumë herë nga policia serbe duke e torturuar cnjerëzisht vetëm e vetëm për ta smbrapsur nga rruga dhe idealet e tij, për të nxjerrë informata për shokët, por asnjëher nga goja e tij nuk shpëtoi asnjë fjalë.
E gjithë jeta e tij ishte edukim brezash e aktivetet kombëtare.

Veprimtarinë e tij më mirë e njohin bashkëveprimtarët e Hasan Mala, vëllezërit Kadri e Fazli Abdullahu, Nijazi Idrizi, i ndjeri Ismet Isufi e shumë veprimtarë të tjerë.

Iku herët sepse shëndeti i tij u dobësua nga maltretimet e torturat e UDB-së serbe, iku herët por iku vertikalisht pa u gjunjëzuar asnjëher para presioneve të vazhdueshme të aparatit policor serb.
Pas vetës la bashkëshorten Kumrijen, fëmijët Agronin, Shqipen e Shpendin, nipër e mbesa.
.
Institucionet tona komunale, departamenti I arsimit, shokët e miqtë, bashkëvepritamrët e bashkëmendimtarët e tij, i kanë mbetë borxh emrit të tij, veprimtarisë së tij edukativ-arsimore e atdhetare në lartësimin e figures së tij, si një nga figurat e merituara që duhet të zë vend në listen e personaliteteve të shquara të Anamoravës.

Ishe dhe do mbetesh gjithmonë udhërrëfyesi ynë ndër breza, mësuesi e patrioti ynë, Nazim Limoni.

(Nazim Limoni 19.03.1942 – 22.09.1997)