Messi zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 21/09/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Lojtari i javës’ në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve ka filluar sezonin e ri gjatë kësaj jave, pasi në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e para të grupeve.

Ndeshjet e të martës dhe mërkurës mbrëma kanë sjell emocione të mëdha, por edhe ndeshje të forta dhe gola të mira.

Të gjitha rezultatet kanë qenë thuajse të pritura, përveç humbjes së Manchester Cityt në shtëpi nga Lyoni.

Edhe futbollistët e mëdhenj kanë kryer punën e tyre duke qenë vendimtar, në përjashtim të Cristiano Ronaldos, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Valencias.

Njëri nga lojtarët që la menjëherë shenj në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve ishte ylli i Barcelonës, Messi, i cili shënoi het-trik ndaj PSV-së.

Ky het-trik i shënuar, ku njëri gol erdhi nga gjuajtja e lirë bëri që Messi të votohet si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Pas yllit të Barcelonës u renditen James Milner i Liverpoolit, Nabil Fekir i Lyonit dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit. /Telegrafi/