Messi trondit Barcelonën: Njerëzve po iu mbaron durimi

E publikuar: 17/07/2020 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dje pësoi humbje ndaj Osasunës me rezultat 2:1, ndërsa Reali me fitoren ndaj Villarealit siguroi edhe titullin e 34-të në histori të klubit në La Liga.

Pas humbjes nga Barcelona ka folur edhe Lionel Messi I cili ka tronditur të gjithë, duke u shprehur se Barcelona është duke luajtuar shumë dobët, dhe kështu njerëzve po iu humb durimi, përcjellë KosovaPress.

“Njerëzit në klub janë shumë të zemëruar dhe është normale, edhe ne jemi. Njerëzve po u soset durimi, sepse nuk po u japim asgjë.”, tha fillimisht ai.

6 herë Topi i Artë e sheh Championsin si shpresën e fundit për shpëtuar sezonin, por e ka të qartë se me formën që po tregojnë “blaugranat” kanë pak shanse për ta mbyllur me trofe.

“E kam thënë që nëse do të vazhdojmë në këtë mënyrë, do të jetë shumë e vështirë për të fituar Championsin. La Ligan e humbëm. Duhet të ndryshojmë, të bëjmë autokritikë dhe të mos mendojmë që se kemi humbur sepse rivali ishte më i mirë. Napoli? Kështu, do të humbasim ndeshjen me Napolit”, është shprehur Messi./KosovaPress/