Messi shënon gol të bukur ndaj Valencias

E publikuar: 07/10/2018 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka barazuar 1-1 rezultatin në udhëtim te Valencia në derbin e javës së tetë në La Liga.

Është ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.

Goli i Messit erdhi nga një distanca rreth 20 metra në minutën e 23-të.

Ky gol u shënua pas asistimit të Luis Suarez.

Për Valencian shënoi Ezequiel Garay pas vetëm dy minutave. /Telegrafi/