Messi shënon dy herë brenda tre minutave, kompleton het-trikun (Video)

E publikuar: 20/09/2017 03:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi ka vazhduar të shënojë gola përballë Eibarit, duke gjetur dy herë rrjetën brenda tre minutave.

‘Pleshti’ shënoi në minutën e 59-të dhe 62-të për ta dërguar rezultatin në 5-1.

Ky ishte goli i tretë i Messit në këtë ndeshje, pasi në pjesën e parë kishte shënuar nga penalltia.

Për Barcelonën dy golat e tjerë i shënuan Paulinho dhe Denis Suarez.

Barcelona e mbyll ndeshjen para kohe me Eibar dhe do ta vazhdojë serinë prej pesë ndeshjes po aq fitore. /Telegrafi/