Messi magjik shtyp Arsenalin, Juve-Bayern 2-2

E publikuar: 23/02/2016 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dhe Bayern janë dy skuadrat që dalin të favorizuara nga sfidat e tyre në 1/8 e Uefa Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit fituan 2-0 në Londër ndaj Arsenalit, me dy gola të Messit, që ishte ylli i mbrëmjes falë dhe mbështetjes së Neymar e Saurez. Tre magjistarët e katalanasve ndimuan skuadrën të hipotekonte që në ndeshjen e parë kualifikimin duke sjellë vërdallë pa shumë problem në fushë mbrojtjen e Arsenalit. Goli i parë madje ishte një finalizim i Messit por i ndërtuar në mënyrë kolektive, me Suarezin që hapi për Neymar e ky i fundit që dha pasimin e fundit për argjentinasin që nuk e pati të vështirë të realizonte. Ndërsa në të 83-tën, Messi shënoi dhe golin e dytë të mbrëmjes këtë herë duke i treguar i saktë nga pika e bardhë. Mer këtë fitore Barcelona është tashmë me një këmbë në cerekfinale. Juventusi bëri një kthesë fantastike në shtëpi ndaj Bajernit, por rezultati 2-2 i sfidës së Torinos gjithsesi lë më të faorizuar bavarezët e Guardiolës. Skuadra e Pep dominoi për 60 minuta duke kaluar madje dhe vështirësitë e dëmtimeve dhe arriti të shënojë dy herë me Muller dhe Roben. Dy gola që zgjuan Juventusin, me bardhezinjtë që arritën të barazonin sfidën me Dybalan dhe Sturaron. Një 2-2 që lë gjithsesi një shpresë për Juventusin për ndeshjen e kthimit edhe pse në Bavari do të jetë Bajerni që do të niset i favorizuar./ss/