Messi: Ky është synimi i Barcelonës

E publikuar: 13/05/2015 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se skuadra e tij duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve pas kualifikimit në finale.

Ekipi i Luis Enriques humbi 3:2 në udhëtim te Bayern Munich por vazhdoi tutje falë fitores 3:0 në duelin e parë në Camp Nou, ku argjentinasi shënoi dy herë.

27-vjeçari, i cili e ka fituar trofeun tri herë në karrierën e deritashme, dëshiron ta shtojë të katërtën në koleksionin e tij.

“Jemi të lumtur që jemi kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve”, shkroi Messi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Por, objektivi ynë është ende i njëjti, të fitojmë”, u shpreh ai.

Messi, së bashku me dy sulmuesit e tjerë, Neymar dhe Luis Suarez ka qenë fuqia kryesore e Barcelonës, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Gjiganti katalan ka realizuar mbi 100 gola në La Ligë dhe është në ndjekje të ëndrrës së tre titujve pasi është kualifikuar në finalen e Copa del Rey dhe kryeson në ligë, dy xhiro para fundit.