Messi ka kaluar problemin me lëndimin e këmbës

E publikuar: 04/04/2015 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kaluar problemin me lëndimin e këmbës
Lionel Messi është gati për ndeshjen e së dielës që Barcelona do ta zhvilloj ndaj Celta Vigos.

Ai ka kaluar problemin me lëndimin e nyjës së këmbës, e cila e la jashtë fushës në dy miqësoret që Argjentina i ka luajtur ndaj El Salvadorit dhe Kuadrot.

“Ai ka stërvitur si bashkëlojtarët e tjerë, pa ndonjë problem. Ajo është në dispozicion. Nuk ka asnjë dyshim. “, ka deklaruar Luis Enrique në konferencë për media.