Messi i vetëm, më i mirë se krejt sulmi i Cityt! (Statistikë)

E publikuar: 18/03/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City do të sfidoi Barcelonën me shpresën se do të përmbysë rezultatin për të siguruar kualifikimin në Champions League. Por ata janë të vetëdijshëm se sa vështirë është të ndalet Lionel Messi.

Vetë Messi ka më shumë gola se krejt sulmuesit e Manchester Cityt. Messi ka shënuar 43 gola në të gjitha garat, ndërsa krejt sulmuesit e Cityt bashkë kanë shënuar 34 gola.

Aguero, Dzeko, Bony, e Jovetic së bashku kanë realizuar 34 gola, gjersa Messi i vetëm plot 43.