Messi flet pas penalltisë së humbur: Ndihem përgjegjës, por e merituam fitoren

E publikuar: 17/06/2018 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi është bërë ditën e djeshme ndër lojtarët më të përfolur në botë.

Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, humbi penalltinë ndaj Islandës dhe skuadra e tij u ndal në barazim 1-1.

Ikona e Barcelonës dhe Argjentinës ka folur pas ndeshjes për penalltinë e humbur.

“Vendosa gjithçka në një moment. Doja ta dërgoja topin lart por portieri u hodh në atë krah dhe e priti”.

“Ndihem përgjegjës për penalltinë e humbur. Nëse do të shënohej do të ishim qetësuar dhe do të kishim raste tjera për të shënuar. Ishim të padurueshëm dhe bëmë gabime”, u shpreh Messi.

Lionel Messi (Getty Images)

“I zemëruar dhe i dërmuar ndjehem normalisht pasi humba penalltinë, por jemi të qetë”, tha Messi.

30-vjeçari tha se luajtën bukur pa marrë parasysh se nuk arritën tri pikët.

“Mendoj se kemi dhuruar një paraqitje të bukur edhe pse islandezët na vunë në vështirësi me ndeshjen defensive”.

Ndërkohë kapiteni argjentinas e di se ndeshja ndaj Kroacisë do të jetë tejet e vështirë.

Dëshpërimi i Messit pas përfundimit të ndeshjes (Getty Images)

“Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar. Në Kampionatin Botëror askush nuk të falë asgjë. Tani na duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë për të marrë fitoren”, u shpreh Messi. /Telegrafi/