Messi ‘dridh’ Barcelonën

E publikuar: 03/04/2015 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi e ka konfirmuar se ende ndjen dhimbje për shkak të lëndimit, të cilin e kishte pësuar një javë më parë.

Lëndimi në shputë e la anëtarin e Barcelonës jashtë miqësoreve të Argjentinës ndaj El Salvadorit dhe Ekuadorit, mirëpo Messi ende thotë se ka probleme me lëndimin. ”Tani jam në Barcelonë. Turneu me Argjentinën ka qenë edhe i mirë edhe i keq. Ne shënuam dy fitore të rëndësishme me punë të mirë ekipore edhe pse unë nuk mund të luaja”. ”Kam ende telashe me lëndimin tim, mirëpo shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe t’i ndihmojë Barcelonës si dhe Argjentinës”, tha Messi për gazetarët./veqsport.com/