Messi: Do të ishte e tmerrshme nëse Neymar do të shkonte te Real Madridi

E publikuar: 15/05/2018 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi beson se do të ishte goditje e rëndë për Barcelonës nëse Neymar do të kalonte te Real Madridi.

Braziliani ka kaluar këtë vit te PSG për 222 milionë euro. Ai ka shënuar 28 gola në 30 ndeshje me francezët.

“Do të ishte e tmerrshme nëse Neymari do të shkonte në Madrid për atë që do të thotë për Barcelonën,” he told TyC Sports.

Messi e Neymar te Barcelona (Getty)

“Ai e di se çfarë unë mendoj. Do të ishte një goditje e madhe”.

“Ndërsa në anën tjetër do ta bënte edhe më të fortë Madridin se sa që janë”, ka thënë Messi.

Messi tashëm ë ka nënshkruar kontratën e re me klubin që e lidh deri në vitin 2021 me klubin nga Camp Nou.

Neymar e Messi sa luanin te Barcelona (Getty)

Ai ka folur edhe për shokun e tij Sergio Agueron.

I pyetur nëse ai do ta konsideronte transferimin në Manchester për t’u bashkuar me Aguero, Messi u përgjigj: “Jo, ai duhet të vijë në Barcelonë”.

Aguero ka kontratë me Cityn deri në vitin 2020. /Telegrafi/