Messi dështon ta kalojë Argjentinën në epërsi, Halldorsson ia pret penalltinë

E publikuar: 16/06/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Argjentinës dhe Lionel Messi kanë dështuar të gjejnë golin e epërsisë në ndeshje ndaj Islandës.

Ylli argjentinas, Messi, ka dështuar ta kalojë ekipin e tij kombëtar në ndeshjen ndaj Islandës, e vlefshme për Grupin D.

Messi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke bërë që rezultati të mbetet i pandryshuar 1-1.

Në fakt ishte portieri Hannes Halldorsson ai që bëri mrekullinë duke ia pritur penalltinë Messit.

Kjo penallti u ekzekutua në minutën e 64-të të ndeshjes. /Telegrafi/